Në ditët e sotme dihet pothuajse nga të gjithë se vera është e rëndësishme për organizmin tonë, sepse ajo përmban vitamina, oligoelemente, hekur, si dhe përbërës të tjerë që gjenden në të në një nivel më të ulët.


Kjo gjë është vërtetuar dhe pranuar nga shkencëtarët dhe mjekët. Pasuria e lëndëve ushqyese të pranishme dhe të përdorura përherë nga popullsitë perëndimore garanton gjerësisht edhe furnizimin me këta përbërës të paktë në numër të cilët gjenden te vera. Të dhënat epidemiologjike që janë bërë në kuadër të promocionit të dietës mesdhetare e lidhin konsumimin e verës me një incidencë të ulët të infarktit të miokardit, që paraqesin edhe sot hipoteza të vlefshme për mënyrën e të jetuarit dhe të punuarit sesa këshilla të karakterit farmaceologjik.










Roli i verës në mënyrën e të ushqyerit

Vera është pa asnjë dyshim pjesë përbërëse e kulturës të së ushqyerit në Mesdhe, duke e nënkuptuar këtë të fundit si një tërësi zakonesh, dokesh, pronësi të ndërgjegjes dhe të mënyrës së sjelljes. Vera është komponent i rëndësishëm i një diete të rëndësishme. Ajo është një prodhim kaq tipik i gastronomisë tradicionale, tepër i legjitimuar nga një zakon dhe mënyrë të ushqyeri mijëravjeçare dhe sot njihen vlerat e saj të pazevëndesueshme.


Vera sjell dobi energjetike









Vera mund të konsiderohet si ushqim, duke nisur nga rëndësia dhe vlerat e saj energjetike dhe nga pyetjet që lidhen me përdorimin e kalorive që vijnë nga alkooli. Edhe pse vera është një prodhim kompleks, i pasur në substancat që e përbëjnë, të cilat janë më shumë se 250, vlera apo dobia energjetike e një vere të mirë koinçidon në praktikë me atë të etanolit dhe lëkundet në rastin kur konsumohet normalisht gjatë një vakti deri tek 700 kilokalori për litër. Duke pasur përherë parasysh ekuivalencat energjetike, dietologu mund pra të barazojë një gotë verë me 30 gr bukë ose 100 gr mish viçi pa dhjamë. Ndërkaq kaloritë e alkoolit nuk mund të përdoren drejtpërdrejt për punë fizike apo për qëllime plastike, siç ndodh për ushqimet e tjera, por kontribuojnë për metabolizmin bazë dhe nuk nxisin përdorimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave.


Vera e kuqe si ilaç, gjithçka duhet të dini mbi të

Konsumimi i moderuar i verës ul rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërive dhe i prostatës.

Vera ka një histori të gjatë përdorimi në fushën e mjekësisë dhe shëndetit. Ajo është përdorur prej shekujsh si një formë e vjetër mjekimi, duke u rekomanduar për një sërë problemesh që nga trajtimi i plagëve e deri tek diarreja dhe lehtësimin e dhimbjeve të paslindjes tek nënat e reja. Megjithatë vera ka luajtur një rol të rëndësishëm në mjekësi deri në shekullin e 20-të.



Hipokrati

Hipokrati, babai i mjekësisë moderne, e cilësonte verën si një mjekim të mirë kundër diarresë. Ai e rekomandonte verën si pjesë e një diete të shëndetshme dhe për dezifektimin e plagëve. Edhe praktikat e romakëve të lashtë mbi verën ishin pak a shumë të ngjashme, për mjekimin e plagëve.


Feja

Feja gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e verës, ku thuhet se kurdoherë që mungonte vera, lind nevoja për ilaçe.” Në disa libra vera rekomandohej për problemet me stomakun dhe tretjen.


Roli i verës

Në ditët e sotme janë kryer shumë studime lidhur me verën. Studimet kanë zbuluar që vera e kuqe e pasur me flavonoide është më e mira për shëndetin. Flavonoidet janë të njohura për cilësite e tyre antioksidante dhe ndihmojnë trupin t’u rezistojë: viruseve apo qelizave kancerogjene. Ato gjithashtu reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vera e kuqe përmban gjithashtu antioksidantë të tjerë që ndihmojnë trupin t’u rezistojë tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Verërat e thata janë më të mirat për të marrë një dozë të mirë me flavonoide. 

 Ashtu si me çdo ushqim apo pije tjetër konsumimi i sasive të mëdha mund të dëmtojë shëndetin. Shumë prej punonjësve shëndetësorë bien dakord që një gotë verë cilësore në ditë mund të jetë e dobishme për shëndetin. Eksperti kardiovaskular, Prof. Roger Corder, ka shpenzuar vite për studimin e dobisë së verës së kuqe. Në librin e tij “Dieta e Verës” ai shprehet i bindur që shumë prej nesh duhet të përfshinë verën në stilin e jetës së përditshme. Corder zbuloi atë që ai e quajti “Paradoksi Francez”. Ai çuditej me faktin që francezët kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve të zemrës edhe pse dieta ushqimore e tyre ishte shumë e pasur me yndyrna. Ai i përqendroi studimet e tij në pjesën jug-perëndimore të Francës, ku jetëgjatësia ishte më e madhe. Prof. Corder zbuloi që rajoni prodhonte një verë lokale që kishte karakteristikën të ishte më e pasura në gjithë botën me procianidin (antioksidant). Kjo e çoi atë në studimet e mëvoshme për përfitimet mjekësore të verës së kuqe. 


Resveratroli mbron trurin

Shkencëtarët nga universiteti John Hopkins pohojnë se kanë zbuluar mënyrën se si resveratroli, i cili gjendet në lëvoren dhe farat e rrushit të zi, mbron dëmtimet e trurit pas sulmeve në tru. Metoda e hulumtimit është bazuar në ushqimin e minjve laboratorit me dozë të caktuar të resveratrolit brenda dy orëve nga nxitja e sulmit në tru te minjtë. Është vërejtur se minjtë të cilët kanë konsumuar resveratrol kanë pësuar dëmtime dukshëm më të pakta të trurit krahas minjve të cilët nuk kanë përdorë resveratrol. Autorët e studimit thonë se resveratroli, i cili gjendet në verën e kuqe, rrit nivelin e enzimës hem-oksigenazë për të cilën është e njohur se mbron qelizat nervore në tru nga dëmtimi. Por, sipas tyre, duhet të bëhen ende hulumtime shtesë për të pohuar efektin mbrojtës të kësaj substance dhe për të caktuar dozën maksimale që mbron trurin edhe te njeriu.


Antioksidantët

Antioksidantët tek vera e kuqe të quajtura polifenole mbrojnë enët e gjakut. Tek vera e kuqe janë zbuluar dy tipe polifenolesh, flavonoidet dhe jo-flavonoidet, të cilat pengojnë yndyrën të bokllokojë arteriet. Kërkimet kanë treguar gjithashtu se resveratroli tek vera e kuqe mund të reduktojë obezitetin dhe problemet me diabetin, sëmundje këto që çojnë në dëmtimin e zemrës. Gjithashtu ka dhe tregues të tjerë se resveratroli pakëson mpiksjet e gjakut. Resveratroli gjendet tek rrushi dhe vera e kuqe përmban më shumë resveratrol se e bardha. Sasia e polifenolëve tek vera varen nga lloji i rrushit që përdoret gjatë procesit të fermentimit. Verërat e bëra nga rrushi i zi si tannat dhe malbec kanë sasinë më të lartë të polifenoleve. Rrushi Tannat rritet në rajonin Madiran të Francës jugore.

Tagged: